Rikthehet derbi i vogël i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos pas 8 vitesh.
Blutë e kryeqytetit vazhdojnë të qëndrojnë në kategorinë e parë ku do të luajnë edhe në ketë edicion, ndërkohë që për Tiranën kjo ishte ndeshja e fundit miqësore pasi nga nesër fillon grumbullimi i ekipit për ndeshjen e play off-it ndaj kampionëve të Zvicrës, Young Boys.
Kampionët e vendit fituan këtë ndeshje miqësore të zhvilluar këtu në Selman Stermasi me dy golat e shënuar në pjesën e parë nga Ismail Geci dhe Muçi, ndërkohë që në pjesën e dytë të dyja skuadrat kanë provuar disa nga blerjet e reja dhe Dinamo ngushtoi diferencën me golin e Pontrelit.
Ndërkohë qe pritet ende fillimi i superligës i cili me gjase do te startoje ne fillim te muajit tetor ndërsa Tirana do te luaj me 1 tetor ne Zvicër shansin e saj të madh për të siguruar një vend në fazën e grupeve te kupës Europa League.
Top Channel