Një skulpturë e pazakontë e Papa Gjon Palit që mban një meteor, është prezantuar së fundmi në Varshavë, në formë reagimi artistik ndaj veprës së mëhershme të Papës së ndjerë, ku goditej nga meteori.
Instalacioni i Jerzy Kalina i vendosur jashtë Muzeumit Kombëtar i titulluar “Burim i helmuar” tregon Papën që mban meteorin mbi një pellg uji të kuq që përfaqëson gjakun.
Në komentin e muzeumit thuhej: “Në pikëpamjen e Kalinas, Gjon Paul II nuk është një njeri i zakonshëm që lëndohet nga meteori, por një titan me fuqi mbinjerëzore”.
Instalacioni soli reagime të shumta online dhe kritika nga komentatorët perëndimorë, të cilët e quajtën një përshkrim të fesë ultra-katolike në qeverinë populiste të Polonisë.
Artisti italian Maurizio Cattelan nisi debatin me statujën e tij prej dylli në Bienalen e Venecias në 1999 ku Gjon Pali, asokohe i gjallë, goditej nga një meteor.
Skulptura e quajtur La Nona Ora (Ora e nëntë), u shfaq edhe në galerinë kombëtare polake të artit Zacheta në 2000, ku dy deputetë polake u përpoqën ta hiqnin meteorin për të bërë statujën të qëndronte në këmbë. Kjo solli asokohe shkarkimin e drejtorit të galerisë.
Statuja e Kalinas vjen për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së Papës Gjon Pali II.
Muzeumi tha: “Artisti percepton Papën si një njeri me rol deçiziv në historinë moderne të Evropës e Polonisë, i cili vuri në lëvizje transformimin historik, shoqëror e shpërtëror.
Papa Gjon Pali lartësohet në Poloni si frymëzues i lëvizjes anti-komuniste edhe pse ka qenë në qendër të abuzimeve seksuale brenda kishës.
Top Channel