Martin Odegaard, pozitiv me Koronavirus. Pas kryerjes së analizave PCR tek anëtarët e ekipit të Real Madridit pas kthimit të tyre nga qyteti San Sebastian, ku barazuan 0-0 me Real Sociedadin, norvegjezi ka rezultuar i prekur nga COVID-19.
Infektimi i Odegaardit ka bërë që të gjithë lojtarët të kryejnë testin të martën pasdite për të garantuar kthimin në stërvitje duke zbatuar protokollin e sigurisë.
Lojtari norvegjez është i izoluar në shtëpi dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Betisit të shtunën e ardhshme. Një mungesë e rëndësishme për Zinedine Zidane në javën e dytë të La Ligas. Nëse e gjithë skuadra madrilene ka rezultate negative këtë të mërkurë në mëngjes, ekipi do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje normalisht.
Top Channel