Dokumentari për Minella Borovën/ Rrëfimi për emigracionin e vështirë në Argjentinë larg publikut

24/09/2020 20:18

Minella Borova ishte një artist që mori shumë dashuri. Nga publiku i Korçës dhe ai i Shqipërisë. Por në vitin ‘93 ai u detyrua të largohej në Argjentinë. Emigracioni nuk ishte zgjedhja më e mirë e jetës së tij.

Një film dokumentar që rrëfen me elegancë ketë gjë; vështirësinë e emigracionit dhe jetën e Minella Borovës shfaqet në edicionin e 18 të TIFF.
“ White Stain” me regji të Lucrecia Oviedo. Një prodhim argjentinas rrëfen jetën e Minellës në vitet e fundit ne rrëfime të vetë atij dhe të miqve të tij.

Gezim Kame: Këta kineatë të rinj argjentinas që bëne ketë pune te madhe te jetës së Minellës si emigrant artist është një gjë e jashtëzakonshme. Kjo tregoj që të huajt na vlerësojnë më shumë se në njeri tjetrin.

Piro Milkani: Nuk ka me mire se sa vendi yt dhe këtë Minella e vuajti shumë se ishte rritur me shumë dashuri. Por nuk kishte ç’të bënte. Aty kishte gruan dhe fëmijët

Saimir Kumbaro: Mendoj që oshte një dokumentar i mirë. Me mesazh. Një dokumentar që me elegancë kritikon emigracionin. Une e ndiej dhe i them edhe njerzve; një ditë vetmi është njëlloj sikur të pish 15 cigare. Përfitoj nga prania juaj t’i bëj një apel rinisë. Mos ikni, mos u largoni, rrini ta bëjmë këtë vend, megjithë vështirësitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA