Në sfidën e zhvilluar në “Puscas Arena” të Budapestit, Bayern Mynih ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-1 ndaj spanjollëve të Sevillas, duke fituar kështu Super Kupën e Europës.
Andaluzianët e nisën mirë ndeshjen dhe në minutën e 13’ fituan një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol futbollisti kryesor i skuadrës, Lucas Ocampos, megjithatë baraspesha u rikthye në minutën e 34-t, me golin e Leon Goretzkës.
Më pas deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, kjo edhe për faktin se polakut Lewandoëski iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa të dy skuadrat iu drejtuan kohës shtesë prej 30 minutash për të përcaktuar fituesen.
Në shtesë trajneri Hansi Flick aktivizoi edhe kanadezin Anthony Davies e spanjollin Javi Martinez, dhe pikërisht ky i fundit shënoi golin e fitores në minutën e 104-t, teksa gjuajti saktë pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi.
Ndërkohë lojatri më i mirë i ndeshjes u shpall sulmuesi i Sevillas, Ocampos i cili u vlerësua me notën 8.5. Lojtari më notën më të ishin Suso dhe Fernando të cilët morën notën 6.1. Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar.
Top Channel