Edon Zhegrova rikthehet te Baseli për të qëndruar gjatë aty. Pas huazimit për 1 sezon e gjysmë që prej shkurtit të vitit 2019-të te skuadra zvicerane.

Gjatë kësaj vere Zhegrova u kthye te Genk që zotëronte kartonin e tij, por pas bisedimesh të shumta Baseli vendosi të blejë përfundimisht kartonin e talentit kosovar për një shifër që nuk bëhet ende e ditur.

Zhegrova u rikthye në St Jakob Park aty ku firmosi një kontratë 3-vjeçare me Baselin. Deri tani me këtë të fundit në Superligën e Zvicrës ai është aktivizuar në 22 ndeshje duke shënuar edhe 2 gola ndërsa numëron edhe 3 asiste. Klubi i Baselit e ka zyrtarizuar rikthimin e Zhegrovës në formë përfundimtare në shqip duke i uruar mirëseardhjen!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA