Një mini-Hënë e re/ Nga 15 tetori në orbitën e Tokës

23/09/2020 11:50

Nga 15 tetori i ardhshëm Hëna do të ketë një tjetër trup qiellor që i bën shoqëri në orbitën tokësore: quhet SO 2020 dhe është një mini-hënë e pikasur nga teleskopi pan starrs1 i observatorit Halekala të ishujve Hauai.

Është hera e tretë në historinë e kohëve të fundit që një satelit më i vogël tërhiqet nga forca gravitacionale e planetit tonë. Sipas NASA-s, ndryshe nga dy të mëparshmit, këtë radhë mund të bëhet fjalë për një projekt artificial, mbetjet e një rakete të lëshuar në orbitë në 1966.

Me termin mini-hënë, komuniteti shkencor përcakton një trup qiellor me dimensione të reduktuara, si psh një asteroid, që kapet nga forca gravitacionale e një planeti dhe hyn për një periudhë kohe në orbitën e tij. Sidoqoftë, ekspertët e NASA-s duken të sigurtë se 2020 SO ka origjinë artificiale.

Sipas shkencëtarit Pol Chodas bëhet fjalë për mbetjet e Surveyor 2 Centaur, një raketë hapsinore e lancuar më 20 shtator 1966. Sipas përllogaritjeve, trupi qiellor duhet të kapet nga orbita tokësore më 15 tetor. Mini hëna do të vijë në një distancë minimale prej 50 mijë kilometra nga planeti ynë në ditët e para të dhjetorit për të kryer më pas një trajektore të parregullt që do ta bëjë të riafrohet në shkurtë të 2021 para se të lancohej përfundimisht në hapësirë të thellë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA