Maqedonia e Veriut/ Policia nuk kursen funksionarët e lartë të shtetit, i vendos gjobë kryeministrit dhe ministrave të tij

23/09/2020 16:40

Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut, duket se nuk kanë kursyer as funksionarët e lartë të shtetit, pasi i kanë vendosur gjobë për kundravajtje në trafik, kryeministrit Zoran Zaev, zv/ ministrit Lujpço Nikollovski si edhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit të tij janë gjobitur për mosmbajtje të kaskës gjatë drejtimit të motoçikletës.

Në fotografitë e publikuara në rrjete sociale, shihet qartë se funksionarët janë gjobitur secili me nga 50 euro.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA