Tommy DeVito, një nga anëtarët e grupit të famshëm “The Four Seasons”,ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 92-vjeçare, pas luftës së ashpër me COVID-19.

Lajmin e hidhur e ka dhënë  miku i tij, aktori Alfred Nittoli  përmes një postimi në Facebook.

“Shoku im i dashur Tommy ka vdekur mbrëmjen e kaluar në Las Vegas në orën 9:45. Unë u njoftova nga vajza e tij Darcel”, tha ai.

DeVito, Valli, Gaudio dhe Nick Massi ishin anëtarët e grupit “The Four Seasons”, të cilën sollën hite të mëdha gjatë viteve ’60, përfshirë, “Big Girls Don’t Cry”, “Sherry” dhe “Walk Like a Man”,

Pasi u largua nga grupi në vitin 1990,  DeVito punoi si tregtar kartash në Las Vegas për tre vite.

Në vitin 2006, DeVito i tha “Jersey Boys Blog” se përse njerëzit duhet ta kujtojnë gruoin e tyre të famshëm.

“Së pari, unë do të doja që njerëzit të kujtojnë të gjithë muzikën e shkëlqyer që ‘Katër Stinët’ bënë së bashku. Pastaj, unë gjithashtu do të doja që njerëzit të dinë se të gjithë bëjnë gabime, askush nuk është perfekt. Nuk kam turp ta pranoj. Unë jam ndëshkuar, kam bërë ca kohë burg dhe kam paguar detyrimet e mia“, tha ai.

Ikona e muzikës ka qenë i martuar me Edda, e cila gjithashtu ndërroi jetë këtë vit, më 30 korrik.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel