Fantazisti turk Hakan Calhanoglu është një nga futbollistët e Milanit që ka rilindur me Stefano Piolin në pankinë dhe është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në formacionin kuqezi, ndërsa pas ndeshjes me Bolognën ka dhënë një intervistë për transmetuesin DAZN, ku ka folur për momentin e mirë që po kalon, Piolin, Ibrën dhe objektivat e Milanit.
Forma e mirë – Më në fund po luaj në pozicionin tim të preferuar në mënyrë të vazhdueshme dhe po jap maksimumin. Kjo është edhe falë Piolit, që më ka vendosur të luaj aty ku mund të bëj më mirë.
Ibrahimovic – Ai është një kampion i madh. Ka kaq shumë ide që dëshiron t’i vërë në zbatim me ne në fushën e lojës. Eksperienca në klubet më të mëdha të botës e ka kompletuar dhe është një pikë orientimi edhe për ne të tjerët. Dëshiron të fitojë gjithmonë, qoftë edhe në stërvitje, ku nuk toleron për asnjë moment.
Rangnick apo Pioli – Me gjithë respektin që kam për Rangncik që e njoh që nga koha kur luaja në Bundesligë, Pioli ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka dhënë 100% për Milanin. Ka bërë një punë shumë të mirë dhe ne po ia shpërblejmë në fushën e lojës.
E ardhmja – Duam të ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen sipas traditës së Milanit, duke marrë shembull Baresin e Maldinin. Objektivi ynë i qartë është arritja e një vendi në zonën Champions. Ibra ka rinovuar dhe kemi marrë edhe Tonalin, ndaj besoj se do të bëjmë një sezon mjaft të mirë.
Top Channel