E ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ishte e ftuar Antoneta Koçi.

Antoneta është bërë e njohur për publikun nga pjesëmarrja në “PërPuthen”. Teksa po flisnin për përdorimin e photoshop-it, bukuroshja bionde pranoi se përdor këtë aplikacion pothuajse në çdo foto. Por shtoi se ajo nuk përpiqet të tjetërsojë realitetin, por të rregullojë disi përmbajtjen e fotove.

“Po editoj pothuajse çdo foto por me masë. Pavarësisht i komentojmë herë pas here, që ky personazh përdor photoshop, ajo është evidente. Por qëndrojmë tek reagimi i publikut sa i përket ekspozimit të defekteve, janë ato personazhe që bullizohen të parat. Kur kam pasur probleme me aknet, i kam edituar pak, por duke i qëndruar realitetit”, u shpreh Antoneta.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA