Koronavirusi/ Britania e Madhe mbyll baret e restorantet në 22:00

22/09/2020 12:12

Të gjitha pabet, baret dhe restorantet, si edhe ambientet e tejra pritëse në Angli, duhet të mbyllen në orën 22 të mbrëmjes duke filluar nga e enjtja, për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

Sektori po ashtu do të detyrohet me ligj të ofrojë vetëm shërbim në tavolinë. Masat do të prezantohen nga kryeministri në parlament para se ai t’i drejtohet kombit në një fjalim që do të transmetohet live, në mbrëmje. Kjo vjen ndërsa niveli i alarmit nga Covid-19 në Britaninë e Madhe është ngritur në 4, çka do të thotë se transmetimi është i lartë ose po rritet ndjeshëm.

Boris Johnson po ashtu pritet të nënvizojë nevojën që njerëzit të ndjekin udhëzimet për distancimin social, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të lajnë duart rregullisht. Sipas raporteve të mediave, ai do t’u kërkojë njerëzve të punojnë nga shtëpia kur kjo nuk ka pasoja negative te bizneset.

Ekspertët që këshillojnë qeverinë paralajmërojnë se mund të ketë deri në 50 përqind raste koronavirusi në ditë deri në mes të tetorit nëse nuk merren masa të reja. E kjo sipas tyre do të çonte në 200 viktima më shumë në ditë deri në mes të nëntorit. Të hënën, 4368 raste të reja të koronavirusit dhe 11 viktima u raportuan në britaninë e madhe.

Kufizime të reja do të njoftohen edhe në Skoci të martën, ndërkohë që edhe Irlanda e Veriut dhe Uellsi kanë planet e tyre.

 

 

 

Top Channel