Victor Osimhen u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit me transferimin e tij te të kaltrit për 70 milionë euro nga Lille në merkaton e kësajve vere.
Pas paraqitjeve të mira që bëri në miqësoret parasezonale duke gjetur në disa raste rrugën e rrjetës, nigeriani e konfirmoi veten edhe në 45 minutat e dyta të sfidës së javës së parë të kampionatit ndaj Parmës, ndeshje të cilën skuadra e Gattusos e fitoi me rezultatin 2-0. Edhe pse nuk shënoi elozhet për Osimhen kanë qenë të shumta, por Gennaro Gattuso kërkon ta mbajë me këmbë në tokë 21-vjeçarin.
“Këshilla ime për Osimhen? Gjëja kryesore që më ka bindur që nga dita e parë, kur isha në shtëpi rreth përpara tre muajsh, janë cilësitë dhe karakteristikat e këtij lojtari. Ka vlera të mëdha dhe është një njeri i mirë mbi të gjitha. Një djalë që e di se nga vjen, në çfarë vendi është rritur. Nuk e harron kurrë këtë.
Jam shumë i sigurt se nëse do të vazhdoj kështu dhe të jetë me këmbë në tokë do të bëjë karrierë të madhe. Me Osimhen ka qenë kaq shumë e lehtë. Pas 4-5 ditësh në dhomat e zhveshjes filloi të bënte shaka. Nëse nuk ke karizmën e duhur dhe nëse nuk je inteligjent, nuk mund të bëhesh mik dot me të gjithë pas 4-5 ditësh”, u shpreh Gattuso.
Top Channel