Rezultate të pritshme në tre sfidat e para të vajtes në fazën play-off të Champions League. Krasnodar triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj PAOK-ut të Selanikut në Rusi por kualifikimi mbeti i hapur për sfidën e kthimit në Selanik.

Me Enea Mihajn në stol, grekët humbën një 11-metërsh pas vetëm 7 minutash lojë me Pelkas. Por gjithsesi ishte i njëjti lojtar që kaloi PAOK-un në avantazh pas gjysmë ore lojë.

7 minuta më vonë në të 39-ën suedezi Claesson kthehu në gol një 11-metërsh duke barazuar shifrat ndërkohë që golin e fitores për Krasnodarin e realizoi Remy Cabella në pjesën e dytë të takimit. Fitore me përmbysje edhe për Salzburg që pothuajse e siguroi kualifikimin falë triumit 1-2 ndaj Maccabi Tel Aviv në Izrael.

Golat e Szbozalai dhe Okugawa në pjesën e dytë përmbysën avantazhin provizor të vendasve me Biton. Përfundoi ndërkohë në barazim pa gola sfida mes Slavias së Pragës dhe danezëve të Midtjylland.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA