Manchester City i Pep Guardiolës merr tre pikët e para në sezonin 2020-2021 të Premier League. Citiziens të cilët debutimin e bënë në sfidën përmbyllëse të raundit të dytë, arritën të fitonin në transfertën ndaj Wolves me rezultatin 1-3.
Një fitore e merituar për Manchester City-n që ishte më lart se kundërshtari në çdo aspekt. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë fillimisht me De Bruyne me penallti dhe më pas me talentin Foden pas asistit të Sterling.
Wolves u përpoq të rikthehej në ndeshje në pjesën e dytë por golin e parë e gjeti vetëm në minutën e 78-të me sulmuesin meksikan Raul Jimenez. Gjithsesi vetëm kaq për skuadrën e Nuno Espirito Santo pasi tre pikët shkuan për City-n që vulosi fitoren me Gabriel Jesus që pas disa tentativave e gjeti golin në minutën e 95-të.
Top Channel