Real Madridi e ka filluar edicionin e ri 2020/21 me një barazim 0-0 në udhëtim te Real Sociedadi dhe me një pamje të re në formacionin startues. Martin Odegaard startoi për Real Madridin në rolin e numrit 10 në rreshtimin 4-2-3-1, derisa Casemiro nuk pati vend në formacionin titullar.

“Casemiro nuk startoi, por nuk ka diçka për të shpjeguar. Nga ana tjetër jam shumë i lumtur me paraqitjen e Odegaard nga i cili mund të presim edhe më shumë.”, sqaroi fillimisht Zidane.

“Në skuadër kam shumë lojtarë dhe më duhet të bëjë zgjedhjet e mia. Sot i kam bërë gjërat kështu. Por, nuk kam asgjë kundër ndonjë lojtari. E thash edhe më parë që nuk doja ta ndryshoja formacionin prandaj edhe i bëra këto zgjedhje.”, përfundoi tekniku francez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA