Urdhri për infermier në shtëpi/ Qendrat shëndetësore: S’kemi veshje të posaçme për të shkuar te pacientët me Covid-19

20/09/2020 15:18

Pacientët me covid që trajtohen nga mjeku i familjes në banesë shpesh paguajnë infermier për tu bërë serume apo injeksione në shtëpi .

Kjo ka rritur edhe më shumë kostot e trajtimit mjekësor të pacientëve covid deri në 1500 euro bashkë me medikamentet që blejnë . Por një urdhër  dërguar në rrugë elektronike drejtuese të qendrave shëndetësore nga operatori i kujdesit shëndetësor u kërkon që të marrin masa për të ofruar shërbim infermieror në banese .

Por drejtuesit e qendrave shëndetësore të kontaktuar nga Top Channel thonë se kjo është e pamundur pasi nuk kanë infrastrukturën e nevojshme . Ata nuk janë furnizuar me veshje të posaçme që i mbron nga infektimi me covid siç janë pajisur mjekët dhe infermierët në infektiv. Me buxhete të tyre disa qendra shëndetësore kanë mundur të sigurojnë disa veshje letre të cilat janë një përdorimshe por nuk munden të përballojnë financiarisht veshje të posaçme syze  për infermierët që do të duhen të shkojnë në shtëpinë e pacientit me covid pasi riskohet personeli infermieror .

Si mjeket edhe infermierët në qendra shëndetësore janë të irrituar pasi ata nuk janë shpërblyer për punën që bëjnë duke trajtuar paciente me covid.

Top Channel