Meta thirrje mazhorancës: Hapni listat ose largohuni! Kush prish marrëveshjen e 5 qershorit do të ndëshkohet!

20/09/2020 10:46

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke bërë apel që të hapen listat. Edhe pse Palët politike kanë rënë dakord që listat të hapen, presidenti sërish bën thirrje për të mos pasur frikë nga hapja  e tyre.

Sipas Metës, çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh

Postimi i Metës: 

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave!

HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!

Top Channel