Fshatrat pa rrugë/ Memaliaj, banorët kërcënojnë me bojkotin e zgjedhjeve nëse nuk ka zgjidhje

20/09/2020 12:28

Banorët e katër fshatrave në bashkinë e Memaliaj kanë protestuar për mungesën e infrastrukturës rrugore që po dëmton ekonominë e banorëve përgjatë aksit me gjatësi vetëm 12 km.

Ata thonë se zona është tërësisht e harruar dhe se rruga nuk  ka njohur kurrë investim, ndërsa në ditët me shi bëhet e pakalueshme.

Për të shkuar në shkollë fëmijët  duhet të përshkojnë rreth dy orë rrugë me këmbë përmes pyllit dhe rrëkeve të ujërave që përshkojnë të gjithë aksin.

Situata është duke prekur rëndë ekonominë e ullirit në zonën e Toçit, Koshtanit dhe gjithë fshatarëve kodrinore të Memaliajt që kultivojnë me mijëra rrënjë ullinj si produkt me të ardhura jetike për ekonominë.

Banorët e këtyre fshatrave kanë  kërcënuar me bojkotim të zgjedhjeve nëse situata mbetet e pandryshuar.

Top Channel