SHBA/ 5 fëmijë të shpëtuar dhe mbi 200 të arrestuar në operacionin ndaj bandës së Oklahoma

19/09/2020 20:32

Një operacion 60-ditor i policisë në qytetin e Oklahoma, SHBA përfundoi me gjetjen e pesë fëmijëve të humbur dhe arrestimin e 262 njerëzve, gjashtë prej të cilëve të kërkuar për vrasje.

Operacioni i gjerë i nisur më 6 korrik nisi për reduktimin e krimit të dhunshëm në qytet, dhe 141 nga të arrestuarit ishin anëtarë të njohur të bandave kriminale.

Dy prej të arrestuarve akuzoheshin për pengmarjen e fëmiëjve të tyre nga qendrat shtetërore të kujdesit.

Chasady e Charles Hall, anëtarë të bandës Dungee Crip, ishin arrestuar prej 12 korrikut për pengmarrjet.

Ndërsa anëtari i bandës Surenos, Pablo Robledo u kap si i kërkuar për vrasje në vitin 2019 dhe arratisjen e korrikut nga burgu i Oklahoma së bashku me shokun e tij të qelisë, përdhunuesin Jose Hernandez.

Dyshja kishin krijuar një litar me çarçafët e krevatëve dhe kishin zbritur 12 kate për t’u arratisur.

Gjatë operacionit 60-ditor hetuesit sekuestruan 72 armë zjarri, 9 kilogramë droga dhe rreth $17,000 para të thata.

Zhvillimi vjen një muaj pasi autoritetet në SHBA kryen një operacion 14-ditor në Georgia që çoi në gjetjen e 39 fëmijëve të humbur.

FOTO GALERI
2/4
Anetari i bandes Surenos, vrasesi Pablo Robledo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA