Atentat me bombë gjeneralit rus në mes të Moskës, bomba dyshohet të jetë vendosur nga shërbime të inteligjencës të lidhura me Ukrainën
Një stilograf me bojë, një orë xhepi dhe sende të tjera të kompozitorit të ndjerë hebrejo-polak, Vladislav Szpilman, heroit të vërtetë në jetë të filmit që ka marrë edhe një cmim Oskar, “Pianisti”, do të dalin në ankand në Varshavë javën e ardhshme.
Kjo orë dhe stilografi që ai solli nga një udhëtim në Paris, në 1937, shpëtuan pas qëndrimit të tij në një geto hebreje dhe i bënë më pas atij shoqëri në rrënojat e Varshavës – thotë djali i Szpilman, Andrzej, që edhe po organizon ankandin. Muzikanti i famshëm, që vdiq në vitin 2000, u bë i njohur në filmin e Roman Polanskit, bazuar në autobiografinë e Szpilmanit, që tani është botuar në 40 gjuhë të botës.
Ashtu si hebrenjtë e tjerë në varshavë, pianisti dhe familja e tij u detyruan të qëndronin në një geto në kryeqytetin polak, të ngritur nga nazistët në 1940. Ai mundi të mbijetonte duke luajtur në piano në cfarëdolloj kafeneje që kish mbetur e hapur. Në 1942, të afërmit e tij u dërguan për ekzekutim në kampin e shfarosjes Treblinka, por szpilman u kursye pasi një oficer policie e njohu atë nga një koncert dhe e nxorri nga treni në minutë të fundit. Ai i mbijetoi pjesës së mbetur të luftës falë ndihmës së miqve duke kaluar nga një vend i fshehtë tek tjetri. Për orën e tij shkruhet në një pjesë të autobiografisë.
Një oficer gjerman, Vilm Hosenfeld, e gjen szpilman në vendin ku ishte fshehur dhe në vend që ta vriste i kërkon të luajë në piano. Dhe ai luan shopenin. Më pas, ai e ndihmon Szpilmanin të mbijetojë duke i sjellë ushqim. Për ta falenderuar, pianisti kishte dashur t’i dhuronte orën, por oficeri gjerman kishte refuzuar. Për faktin se ndihmoi Szpilmanin, Hosenfeld pas vdekjes u vlerësua me titullin i drejti mes kombeve, një titull ky që Izraeli ia atribuon atyre që ndihmuan hebrenjtë t’i shpëtonin holokaustit.
Top Channel