Britania e Madhe raporton 4,422 raste të reja nga coronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga 8 maji

19/09/2020 21:40

Autoritetet shëndetësore të Britanisë së Madhe  kanë raportuar se numri i personave të infektuar me Covid-19  brenda 24 orëve ka qënë n 4,422 raste të reja, shifra më e lartë ditore që prej datës 8 maj.

Ndërsa  numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 u rrit në 390 mijë.

Raportohet se rreth 41 mijë persona thuhet të kenë ndërruar jetë deri më tani në vend.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se Britania e Madhe do të përballet me valën e dytë të pashmangshme të COVID-19.

“Ne po e shohim një valë të dytë, e cila kam frikë se do të jetë e pashmangshme”, u shpreh Johnson të premten.

Ai mes tjerash theksoi se qeveria ka gjasa të implementojë masa të reja kufizuese për ta parandaluar përhapjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA