Tre të rinj dënohen me gjymtim gishtash për vjedhje në Iran

18/09/2020 17:15

Irani njoftonte sot se ka dënuar tre të rinj me gjymtim të katër gishtave, për krimin e vjedhjes.

Hadi Rostami, Mehdi Sharafian e Mehdi Shahivand, mosha e saktë e të cilëve nuk është bërë publike, morën dje vendimin final pas deshtimit në apel.

Ata ishin gjykur fillimisht më 2 nëntor te vitit të shkuar për katër akuza vjedhje në qytetin verior Urmia, pranë kufirit me Turqinë.

Të dënuarit kanë qenë në burg prej atëherë dhe data e ekzekutimit të vendimit nuk është caktuar ende.

Analisti ligjor vendas Nargess Tavalossian, tha për Iran International TV:Gjymtimi është një formë e rrallë dënimi në Iran.

Për këtë ka 14 rregulla të cilat duhet të plotësohen të gjitha, në mënyrë që gjykatësi të vendosë për dënim me gjymtim.”
Kodi penal i Iranit bazohet në interpretimin e ligjit islamik Sharia, ku përfshihet gjymtimi i gishtave të duarve për vjedhësit, madje dhe i këmbës e i dorës në rastet më të rënda.

Vjedhësit përsëritës për herë të tretë ose të katërt marrin si dënim burgim të përjetshëm ose me vdekje.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International ka thënë se 24 dënime me gjymtim janë ekzekutuar në Iran mes viteve 2008 e 2015.

Në një raport për sistemin e drejtësisë në Iran, Amnesty International tha: “Gjymtimi është një mjet i pastër torture dhe është krim sipas ligjit ndërkombëtar, prandaj Irani është i detyruar të ndalojë torturën në të gjitha rastet. Ata që kryejnë praktika të tilla duhet të dinë se janë objekt ndjekjeje penale sipas ligjit ndërkombëtar”.

FOTO GALERI
2/3
Kodi penal i Iranit bazohet në interpretimin e ligjit islamik Sharia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA