Pogradeci, qyteti i 40 filmave/  Edicioni i 10 i festivalit të kinematografisë dhe kulinarisë

18/09/2020 12:33

Është mbyllur në Pogradec edicioni i 10 i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë.

Me nja ceremoni të veçantë  të përshtatur për tu zhvilluar në kushte pandemie janë vlerësuar më të mirët e 40 filmave që u bënë pjesë e këtij edicioni ndërsa  Bashkia e Pogradecit ka vlerësuar me çmimin Mirënjohja e Qytetit bashkëthemeluesin e festivalit gazetarin dhe publicistin që u nda nga jeta vitin e kaluar, Fatos Baxhaku.

Mes emocionesh vëllai i Fatosit duke mare këtë çmim ka zgjedhur ta ndajë atë me organizatorët e festivalit

40 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit u bënë pjesë e këtij edicioni ndërsa çmimi për filmin më të mirë është dhënë nga juria, për filmin “Posta e zemrës” nga dy regjizore turke : Elif Polat dhe Cigdem Bozali.

Top Channel