Është mbyllur në Pogradec edicioni i 10 i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë.
Me nja ceremoni të veçantë të përshtatur për tu zhvilluar në kushte pandemie janë vlerësuar më të mirët e 40 filmave që u bënë pjesë e këtij edicioni ndërsa Bashkia e Pogradecit ka vlerësuar me çmimin Mirënjohja e Qytetit bashkëthemeluesin e festivalit gazetarin dhe publicistin që u nda nga jeta vitin e kaluar, Fatos Baxhaku.
Mes emocionesh vëllai i Fatosit duke mare këtë çmim ka zgjedhur ta ndajë atë me organizatorët e festivalit
40 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit u bënë pjesë e këtij edicioni ndërsa çmimi për filmin më të mirë është dhënë nga juria, për filmin “Posta e zemrës” nga dy regjizore turke : Elif Polat dhe Cigdem Bozali.
Top Channel