Numri i emigrantëve ilegalë drejt BE-së ra me 22%, por Mesdheu mbetet një “varrezë nënujore”, mbi 1300 persona kanë humbur jetën në 2025-ën
U mbyllën sot aplikimet për vendet vakante për KQZ-në e re.
Deri para pak ditësh Kuvendi Shqipërisë që hapi këtë proces shpresonte që numri i aplikantëve të rritej deri më 18 Shtator, sot, si afati i fundit për dorëzimin e dosjeve.
Dhe listës i janë shtuar mjaft emra të rinj dhe të vjetër, si për shembull Ilirjan Celibashi (ish-kreu i KQZ), Ilir Rusmajli, Bledar Skenderi dhe Lefterie Lleshi.
Ndër emrat surprizë që kandidojnë, siç Top Channel ka raportuar më herët është ai i ish kryeprokurorit të përgjithshëm Theodhori Sallaku.
Tashmë pritet që deri në 2 tetor, kandidaturat të seleksionohen në Kuvend nga një komision i posaçëm ku merr pjesë dhe Oerd Bylykbashi si përfaqësues i posaçëm i opozitës jashtëparlamentare. Më pas emrat e kualifikuar do të hidhen në votim në Kuvend.
Lista e plotë
Top Channel