Plagosën me armë dy persona në Kukës, vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim Në vendngjarjen ku pak ditë më parë shpërtheu në ecje automjeti me të cilin udhëtonte Preng Gjini nuk ka më gjurmë. Por gjurmët që prokuroria po ndjek për të zbuluar autorët e atentatit me të dëmtuar Gjinin, janë mbi 27 kamera të siguruara deri më tani në të gjithë Tiranën si dhe efektet e përplasjes me fisin Reçi.
Burimet e sigurta reagojnë se për këtë dyshim janë pyetur familjarë të kundërshtarit të Gjinëve, Kastëriot Reçi, vrarë me snajper në Rrëshen. Nga informacionet e marra tha një burim i Top Channel ka dyshime të forta se shpërthimi i komanduar me pult u krye për konfliktet mes Reçëve dhe Gjinit dhe ekuilibrave të prishur nga pazaret e drogës. Burimet tregojnë se të fokusuar tek pista e hakmarrjes dhe gjakmarrjes, kanë pyetur Alfred Reçin, vëllai i Kastëriot dhe Tonin Gjinit që të dy të vrarë si dhe janë kontrolluar shtatë banesa të fisit Reçi.
“Punoj si fotograf” mësohet të ketë dëshmuar Alfred Reçi dhe ditën e ngjarjes isha në një ceremoni mortore, me tej në zyrë dhe në mbrëmje në kafene . Nuk kam asnjë hasmëri shton më tej ai, dhe ngjarjen e mësova nga mediat. Të njëjtën alibi japin edhe nipat.
Burimet shtojnë se është pyetur në spital edhe i plagosuri Preng Gjini. Edhe ai këmbëngul se nuk ka asnjë hasmëri dhe po ashtu nuk ka asnjë dyshim se përse ishte organizuar ky atentat.
Top Channel