Në një intervistë për Mia.mk, kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shprehur se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është treguar i gatshëm që Greqia të furnizojë Maqedonine e Veriut.
“Mitsotakis shprehu gatishmëri që Greqia, si një anëtare e BE-së, të kërkojë që furnizimi i vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të kalojë përmes saj, sepse zakonisht, vendet anëtare shkojnë së pari, dhe vetëm pastaj kandidatët. Nëse mund të organizohet për ne 15 deri në 20 ditë përpara, atëherë kjo është e mirëseardhur,”– u shpreh Zaev.
Sakaq kryeministri maqedonas ka treguar gjithashtu edhe nëse mund të ketë një takim të dytë ndërqeveritar midis Maqedonisë dhe Greqisë.
“Ne mbajtëm seancën e parë në Shkup, me (ish-kryeministrin grek Alexis) Tsipras. Tani do të organizojmë të dytën në Athinë, ku duhet të nënshkruajmë një marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, i cili do të hapë një fushë të madhe për investime greke, për kompani shumëkombëshe me origjinë greke”, e mbylli intervistën kryeministri maqedonas.
Gjithashtu Zaev është shprehur së në takim është diskutuar edhe për një baskëpunim të ardhshem për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Top Channel