Volsburgu tepër i fortë për Kukësin, gjermanët bëjnë “poker” në Air Albania

17/09/2020 22:06

E enjtja negative e skuadrave shqiptare në Europa Ligë, uli siparin me Kukësin, skuadra më pak e kuotuar për të kaluar turin për shkak të kundërshtarit të fortë.

Volfsburg shënoi 4 gola në portën e verilindorëve duke mos pësuar asnjë në tapetin e “Air Albania Stadium”. Veghorst brenda zonës i dha Ujqërve avantazhin ndërsa pa shkuar në pushim Lakrua’ shënoi golin e dytë të miqve pas një ribaundi në zonë.

Kukësi humbi një shans për të shënuar një gol, pasi Rroca gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Volfsburg shënoi golin e tretë si për ironi të fatit me Renato Shtefen, futbollisti me bashkëshorte shqiptare që kishte rezervuar fjalë të mira për vendin tonë, ndërsa ndeshjen e mbylli një shqiptar nga Maqedonia, Mehmedi ku shënoi golin e katërt në minutën e fundit të ndeshjes.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA