
Histori si e Parashqevi Simakut, ylli i muzikës filmohet duke fjetur rrugëve në gjendje të mjerueshme! E shkatërroi vdekja e nënës
26/02 14:40
Ky është momenti prekës ku dy prindër të moshuar kinezë janë ribashkuar sërish me djalin e tyre të humbur prej 38 vitesh.
I moshuari 70-vjeçar dhe bashkëshortja e tij kishin gati katër dekada që luteshin e kërkonin për gjetjen e fëmijës së tyre, Jin Shuiu, i cili u rrëmbye në vitin 1982, kur ishte vetëm 2 vjeç.
Pamjet e bëra virale tregojnë momentin prekës ku familja e bashkuar përqafohen, e nga emocionet i lejojnë lotët t’i rrjedhin ndër faqe.
Policia ra në gjurmët e djalit me ndihmën e një baze të dhënash kombëtare të ADN-së. Familja nga një fshati i largët Shaanxi, bënin një jetesë të qetë e të paqtë, para se e gjithë të trazohet pas rrëmbimit të djalit në 12 majin e vitit 1982.
Top Channel