Për reformën nuk ka konsensus/ Të premten PS-PD-LSI duhet të ulen sërish

17/09/2020 15:25

Të premten aktorët politik  do ulen sërish  përballë   njëri- tjetrit  në  kërkim  të një konsensusi  për hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve . 

Pozicionet e kundërta,   24 orë para  mbledhjes së 4 negociatorëve polik  zbehin pritshmëritë për një dakortësi mes palëve.  Opozita jo parlamentare nuk do te paraqesë asnjë draft, por  do shkojë në takim  me kërkesën e saj për ekspertizë ndërkombëtare  duke rikujtuar se për një   situatë të ngjashme Këshilli Politik  i është drejtuar për mendim OHDIR.

“Të marrim ekpertizën e OHDIR për koalicionet dhe shpërndarjen e mandateve ne respekt edhe te pikës së dakortësuar në marrëveshjen e 14 Janarit.   Këshilli edhe më parë për çështje që nuk binim dakord siç ishin kuotat gjinore morëm mendim, nuk përgatitem drafte.”

Reforma Zgjedhore ka mbetur pezull për shkak të mosdakortësisë së aktorëve politikë sa i takon formulës së koalicioneve. PD-LSI  këmbëngulin  të ruhen ashtu sikurse janë  në kod, ndërsa mazhroanca  propozon grupim  e partive në  një listë unike.  Opozita jo parlamentare  kërkoi   marrjen e ekspertizën se  OHDIR, por  socialistët   janë të vendosur të mos humbin  kohë  dhe kanë gati draftin e ndryshimeve,  të cilin do e paraqesin ne mbledhjen e së premtes. Një ditë më parë reagoi edhe zyra e OHDIR -së në Varshave, duke shprehur gatishmërinë për të asituar palët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA