Lleshaj: Makina ime, vetëm 49 mijë euro/ Ministri: Nëse kushton më shumë, jap dorëheqjen

17/09/2020 15:20

Deputeti opozitës Andi Përmeti, nga foltorja e parlamentit ka kërkuar shpjegime nga ministri punëve të brendshme Sandër Lleshaj, nëse kjo ministri kohët e fundit ka blerë një makinë tip BMW,  me vlerë 100 mijë euro. Sipas deputetit të opozitës kjo makinë  përdoret nga vetë ministri.

Sandërll Lleshaj, ka pretenduar të kundërtën duke artikuluar se nëse vërtetohet pretendimi deputetit Përmeti ai largohet nga drejtimi kësaj ministrie.

“Dhe unë po ju them me përgjegjësi të plotë që mjeti i blerë për llogari të ministrisë së brendshme nuk ka kushtuar 150.000 mijë euro, nuk ka kushtuar 100 milion por ka kushtuar vetëm 49.000 euro. Hajde blejë…Po hajde blejë ti. Ju sfidoj që të thonë kaq. Nëqoftëse ai mjet nuk ka kushtuar 49.000 euro unë jap dorëheqjen këtu. Nëse kë kushtuar 100 milion atëherë jepni ju dorëheqjen meqë e keni dhënë dorëheqjen.”

Kjo është hera e dytë në harkun e 10 ditëve kur nga vetë goja e Sandër Lleshajt artikulohet fjala dorëheqje.

Nga Vlora ai tha se askush nuk është i përjetshëm në post dhe se ai një ditë do të largohej si ministër.

Të dyja deklarimet me dorëheqje vinë në një kohë kur në ambientet e ngushta të qeverisë artikulohet një shkarkim i mundshëm i ish gjeneralit tashmë ministër.

Kjo  në kuadër të rifreskimit të kabinetit qeverisës që nisi me shkarkimin e Besa Shahinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA