Nga fillimi i pandemisë e deri më tani humbjet e bizneseve në vend janë 1 miliard euro, që është një alarm për vendimmarrësit.
Kështu është thënë në konferencën e përbashkët të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Kryetari i OEK, Berat Rukiqi theksoi se nëse nuk intervenohet në shtator dhe në muajin tetor, kolapsi ekonomik është i pa shmangshëm, që sipas tij, do të ketë mbyllje të vendeve të punës dhe falimentim të bizneseve.
Rukiqi tha se gjendja ekonomike është e rëndë dhe institucionet po tregojnë paaftësi për trajtimin e kësaj gjendje.
Ndërsa, edhe sot nuk ka kulur ligji për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend.
Drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka thënë se mos kalimi i ligjit në Kuvend për rimëkëmbje është për keqardhje.
“Ky ligj është mjaft me rëndësi për vendin, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të shkaktuar nga Covid-19”, tha ai.
Zeka ka folur edhe për rëndësinë e marrëveshjes të arritur në Shtëpinë e Bardhë që do të jetë mjaft e dobishme sipas tij, nëse nisin së zbatuari.
Top Channel