Gazetari Adi Pojana, tregon dramën më të madhe të jetës së tij,  ja si e lashë drogën…

17/09/2020 14:23

Gazetari i njohur Adi Pojana,tregoi dramën e tij më të madhe i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel. 

Ai pranoi live se ka qenë një përdorues i drogës duke dhënë këshilla shumë të vyera për të gjithë.  Adi thekson se familja duhet të qëndrojë shumë pranë fëmijëve që ta lënë sa më parë sepse ajo të shkatërron. gaztori thekson se familja e tij e ka mbështetur që ia të linte gjënë që i shkatërroi jetën.

“Droga është një nga dramat më të mëdha që njeriut mund t’i ndodhë. Në vitet ’88-‘89 kemi pas qenë sipas asaj që thotë grupi, ‘Seks, drogë dhe rock and roll’. Përdoruesi i drogës futet në një cikël të drogës, mendoj që duhet të bëjë ciklin e vet. S’ke çfarë ndihme të kërkosh. Duhet të përgatitësh trurin, sepse të degradon. Mjerë ai që eksperimenton  me drogën e bëhet vartës. Ka të bëjë me kë rri, shoqëria. Po të rrish me të droguar ashtu do të bëhesh. Sikur në 100 veta një të shpëtojë do të ishte një mrekulli”, tha Adi.

FOTO GALERI
1/5
Adi Pojana, Luana Vjollca dhe Florian Binaj ne spektaklin Shiko Kush Luan

Top Channel