Cakaj takon Ali Ahmetin: Faktori shqiptar ka rëndësi të patjetërsueshme. Shqipëria do të vijojë mbështetjen për forcimin e tij

17/09/2020 20:13

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shkup, zhvilloi një takim me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

“Ai ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ka dhënë një kontribut shumë të vyer në procesin e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, ngritjen e përfaqësimit të tyre në politika qendrore, mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”- u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.

Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se mes tjerash, në takimin me Ahmetin, theksuan edhe rëndësinë e patjetërsueshme të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe domosdoshmërinë e mbylljes së bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë.

Më tej, Kryediplomati Cakaj, shprehu bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj aktiv në forcimin e faktorit shqiptar dhe punën e saj konstruktive për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillim të fqinjësisë së mir

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA