
24/02 23:02
Koreja e Veriut ka zhvilluar një “numër të vogël” të armëve bërthamore, tha zëvendës shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të SHBA-së gjeneral John Hayten, duke mohuar kështu pretendimet nga disa raporte të mëparshme, sipas të cilave Koreja e Veriut potencialisht posedon dhjetëra koka bërthamore.
Sidoqoftë, Hayten tha se edhe një numër i vogël i këtyre armëve është i mjaftueshëm për të paraqitur një kërcënim për fqinjët e Koresë së Veriut ose Shtetet e Bashkuara dhe vuri në dukje se numri i tyre specifik përfaqëson informacion konfidencial dhe, në shumë mënyra, të vështira për t’u kuptuar, sipas agjencisë së lajmeve jugkoreane Yonhap.
Top Channel