Skeleti i një dinozauri 12 metër të lartë, të quajtur Stan, një nga specimenet më të plota të Tiranozaurit rex të zbuluar ndonjëherë, do të dalë në ankand në Nju Jork, muajin e ardhshëm dhe mund të vendosë një rekord për shitjet e këtij lloji.
I zbuluar në 1987 në afërsi të Buffalos, në Dakotën e Jugut, për skeletin me 188 kocka u deshën më shumë se tre vite gërmim dhe rindërtim nga paleontologët e institutit të kërkimeve gjeologjike Black Hills, ku edhe është ekspozuar që atëherë.
Stan, që kërkuesit mendojnë se ka ngordhur rreth 60 milionë vite më parë, në moshën rreth 20 vjeçare, është përdorur që nga zbulimi për të bërë kopje për dhjetëra muzeume që donin të kishin modelin e tyre të T-rexit.
Vetëm rreth 50 skelete të një prej mishngrënësve më të mëdhenj që kanë jetuar në sipërfaqen e tokës janë zbuluar që nga i pari, në 1902.
Stan, ka marrë emrin e paleontologut amator që e zbuloi atë dhe do të qëndrojë i ekspozuar në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Nju Jork nga e mërkura e deri më 21 tetor.
Koka e tij është aq e rëndë sa që një kopje është vendosur në krye të skeletit me atë të vërtetën që prezantohet pranë tij.
Top Channel