Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është i ftuar në studion e emisionit “Open”.
Gjatë fjalës së tij ai nxori dokumentin ku tregohet se Greqia nuk është e interesuar për hapësirat ujore të vendit tonë, por për zonat ekonomike që ajo ka.
“Në vitin 1921 është ngritur komisioni ndërkombëtar i demilitimit. Në 23-in për kufijtë tokësorë u vra Telnini. Në vitin 1925 përfundimisht Traktati i Firences i vendosi kufijtë. Edhe diçka tjetër tepër të rëndësishme, ja ku keni aktin e konferencës së Parisit në vitin 1926, që ujërat territorial dhe kufijtë tokësor është i demilituar. Kjo është firmosur nga fuqitë e mëdha, Anglia, Franca, Japonia, Italia, Greqia edhe Serbia, Kroacia.
Siç thotë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi ne për të negociuar me Greqinë për demilitimin e ujërave. Ne do të negociojmë vetëm për zonën sozive ekonomike dhe për shellfin kontinental. Ky është dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që thotë: Ndryshimi i preambulës së marrëveshjes, nga shellf kontinental që kërkoi Greqia në 2007, në demilitim në ujërave detar ishte, as më shumë as më pak, të na fuste Greqia në det në shportën e vet”, u shpreh Idrizi.
Top Channel