Në pritje të verdiktit të tavolinave për rifillimin e kampionatit dhe përfundimit të bojkotit, klubet e Superligës vazhdojnë përgatitjet me ndeshje miqësore ashtu si dje pasdite ku rradha ishte e klasikes së futbollit mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Sa për kronike sportive kjo ndeshje miqësore u mbyll në barazim 1-1 me golin e Dungës nga pika e bardhë e penalltisë që kaloi Vllazninë në avantazh dhe autogoli i Isufit që barazpeshoi gjithçka brenda pjesës së parë. Në pjesën e dytë Avdiaj shenon golin e dytë dhe të fitores për Tiranën.
Ndërkohë ende nuk ka asnjë shenjë pozitive për rifillimin e kampionatit. Presidentet mbeten pro bojkotit ndërkohë që trajnerët e lojtarët presin me padurim rikthimin e kampionatit.
Top Channel