Fotot/ Vrau kunatën pas sherrit për mbeturinat, kush është autori i krimit dhe viktima në Bathore
16/09/2020 11:20
Top Channel ka siguruar foton e autorit i cili gjatë pasdites së djeshme vrau kunatën e tij në Bathore të Kamzës. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Apollonia”, ku Agron Tanushi vrau me armë zjarri kunatën e tij Jetmira Hasani.
Sipas informacioneve të dy palët kanë qenë me urdhër mbrojtjeje pasi ishin në konflikt me njëri-tjetrin, pasi Tanushi jetonte në shtëpinë e të vëllait, sepse bashkëshorti i viktimës jetonte dhe punonte në Greqi.
Burimet thonë se konflikti ka filluar për motive banale, pasi viktima që jetonte në katin e dytë të shtëpisë ka hedhur mbeturinat në oborr dhe autori i dyshuar pas një zënkë me të e ka vrarë me armë zjarri.
Top Channel