Agron Tanushi (autori) dhe Jetmira Hasani (viktima)

Top Channel ka siguruar foton e autorit i cili gjatë pasdites së djeshme vrau kunatën e tij në Bathore të Kamzës. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Apollonia”, ku Agron Tanushi vrau me armë zjarri kunatën e tij Jetmira Hasani.

Sipas informacioneve të dy palët kanë qenë me urdhër mbrojtjeje pasi ishin në konflikt me njëri-tjetrin, pasi Tanushi jetonte në shtëpinë e të vëllait, sepse bashkëshorti i viktimës jetonte dhe punonte në Greqi.

Burimet thonë se konflikti ka filluar për motive banale, pasi viktima që jetonte në katin e dytë të shtëpisë ka hedhur mbeturinat në oborr dhe autori i dyshuar pas një zënkë me të e ka vrarë me armë zjarri.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel