Bie sërish zjarr në malin e Dajtit/ Tiranë, Flakët pushtojnë më shumë sipërfaqe në Priskë

16/09/2020 15:30

Mali  i Priskës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndodhet 1350 metra mbi nivelin e detit.  Pyjet përbëhen nga ahu, panja dhe shkurret, që po digjen nga zjarret, që ndihmohen nga temperaturat e larta dhe era.

“Për rreth 2 orë mendojmë t’i vëmë nën kontroll flakët. Është një nga zonat më të vështira të Tiranës. Aktualisht po punojnë 20 forca në terren. Vetëm mbrëmë izoluam 7 vatra, në Kashar, Ndroq, Petrelë e Lundër. Nuk kemi asnjë dëm te banorët dhe shtëpitë. Dëmi më i madh ekonomik është djegia e disa ullinjve në Ndroq. 5 persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, në Tiranë.”

“Për ne kjo në Priskë  është zjarrvënie e qëllimshme, për të shkaktuar panik, se edhe për kullota nuk mund të përdoret ky terren.”

Top Channel