Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është takuar gjatë ditës së sotme me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Takimi i tyre është bërë në kuadër të një vizite në një nga vendet ku bëhet asgjësimi i municioneve që drejtohet nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak.

Postimi i ambasadës:

“Sot, Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, vizituan një prej projekteve të shumta për asgjësimin e municioneve në Shqipëri, drejtuar nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak. Nën programin e Ndihmës Humanitare të Minave, të Komandës Evropiane të Sh.B.A. (EUCOM), Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët shqiptarë për të minimizuar rreziqet dhe ndikimet e mbetjeve eksplozive të luftës. Ky është vetëm një shembull se si partneriteti amerikan-shqiptar për mbrojtjen po e bën Shqipërine një vend më të sigurt për të jetuar”, shkruhet në postimin e ambasadës.

?? | Sot, Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, vizituan një prej projekteve të shumta për asgjësimin e…

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Mardi 15 septembre 2020

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA