Fotot/ 10 filmat me veshjet më mahnitëse, ku stilistët përdorën imagjinatën e tyre në maksimum 

15/09/2020 13:03

Një veshje interesante është një element i rëndësishëm i çdo filmi, prandaj profesionistët në industrinë e filmave u kushtojnë pothuajse aq shumë vëmendje kostumeve sa edhe aktrimit.

Disa kostume marrin kaq shumë kohë dhe punë saqë është vërtet e pabesueshme. Për shembull, stilistët mund të bëjnë dhjetëra kopje të së njëjtës veshje ose të kalojnë orë të tëra për të kopjuar një kostum nga një pikturë e vjetër.

Veprat e disa stilistëve janë një art i vërtetë. Por cilat janë ato veshje që stilistët realizuan me aq mundim por në fund triumfuan?Para fillimit të procesit të xhirimit, regjisori filmit të famshëm “Titanik”, James Cameron i paraqiti Deborah Lynn Scotti një detyrë të vështirë. Ai donte rroba që pasqyronin stilin e viteve 1910 dhe që ishin rezistente ndaj ujit. Por atyre ende iu desh të krijonin kopjet e disa prej kostumeve.

Për shembull, për skenën përfundimtare, ata kishin 24 kopje të veshjes së Kate Winslet sepse filloi të dukej vërtet keq në ujë të kripur.
Filmi “The Great Gatsby” i Baz Luhrmann është më shumë një interpretim modern i viteve 1920 se sa një pjesë e saktë e periudhës.

Por stilistët e kostumeve ishin shumë të kujdesshëm kur krijuan kostumet për burra.  “Brooks Brothers” morën pjesë në prodhimin e kostumeve dhe madje autori i romanit, F. Scott Fitzgerald i përmendi ato.

Pamja ikonike e karakterit të Keira Knightley në filmin “Atonement”, u krijua nga stilistja Jacqueline Durran. Ngjyra e jeshile smeraldi u zgjodh posaçërisht nga regjisori i filmit, Joe Wright. Besohet se ngjyra jeshile është një zgjedhje e pazakontë për një film sepse e bën shikuesin të ndihet nervoz dhe i pakëndshëm, por regjisori vendosi ta përdorë atë për t’i bërë emocionet edhe më të ndritshme.

Veshja e mrekullueshme e Hirushes nga stilistja e famshme Sandy Poell, u bëri vërtet përshtypje shikuesve. Por pak njerëz e dinë se sa e vështirë ishte ta krijonte fustanin dhe të vishnin aktoren. Veshja në dukje e lehtë,  ishte tepër e rëndë sepse korse dhe krinolina, kafazi,  ishin bërë prej çeliku. Grupit iu deshën rreth 45 minuta për ta veshur aktoren.

Në të kaluarën, gratë vinin vathë të veçantë që nuk kërkonin shpimin e veshëve. Shumë shpesh, krijuesit e filmave rreth civilizimeve antike e lënë pas dore këtë pajisje, edhe pse ishin mjaft të popullarizuara. Por stilistja e filmit “Aleksandri i madh” mendoi se ishte një detaj i rëndësishëm, prandaj Angelina Jolie, nëna e personazhit kryesor, kishte veshur mansheta në vend të vathëve të rregullt. Ndërsa po të shikojmë filmin “Troja”, Helena i ka veshët e shpuar, gjë që nuk nuk praktikohej në atë kohë.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA