Mesfushori i ri i Milanit Sandro Tonali pretendon se ka mbyllur dyert e të gjitha klubeve të tjera të interesuara, madje edhe Interit, kur erdhi në shprehje interesimi i ‘rossonerëve’.

20-vjeçari ishte në negociata me rivalët e qytetit, Interin, por kur erdhi mundësia për t’iu bashkuar “rossonerëve”, ai e mori shansin.

“Më shumë apo më pak, andej prej nga jam unë, duke përfshirë edhe babin tim e mbështesin Milan”, zbuloi Tonali në një konferencë shtypi.

“Doja ta veshja këtë fanellë për shumë kohë. Agjenti im bisedoi me Interin, por kur erdhi interesimi i Milanit dhe agjenti im e dinte se unë jam tifoz i tyre, menjëherë i mbyllëm të gjitha dyert tjera.”

“Gattuso ishte idhulli im dhe numri 8 ishte i lirë kështu që unë e zgjidha atë”, përfundoi Tonali.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta