Një protestë po zhvillohet përpara Kryeministrisë nga familjarët e fëmijëve të ngelur në Siri.
Protesta ka filluar në orën 17:00. Kërkesa e këtyre personave është që të bëhet e mundur riatdhesimi i 60 fëmijëve që mbahen në Kampin Alhol në Siri, prandaj edhe në mënyrë simbolike janë vendosur 60 çanta boshe, por edhe disa pankarta ku në njërën prej tyre shkruhej “ Të harruar në Siri, ktheni fëmijët tanë në Shqipëri”.
Në një intervistë për Top Channel, daja i Eva Dumanit, Gjetan Ndregjoni i ka bërë apel Kryeministrit Edi Rama që t’i ndihmojë në riatdhesimin e këtyre fëmijëve. Me lot në sy ai u shpreh se ka bërë çdo gjë të mundshme që t’i kthejë në Shqipëri, por nuk ia ka dalë dhe rrezikon që mos ta shohë me motrën dhe mbesën e tij. Ai shprehet se komunikimi me mbesën e tij ka qënë para dy orësh.
Familjarëve të këtyre personave i janë bashkuar edhe qytetarë të thjeshtë në protestë.
Top Channel e ka ndjekur edhe më parë këtë çështje, teksa gazetari Muhamed Veliu ka mundur të sigurojë një mesazh të 14-vjeçares Eva Dumani dërguar familjarëve të saj ku theksonte se po i bëjnë gati për t’i transferuar në një kamp tjetër.
Flet i përlotur daja i fëmijëve të mbetur në Siri: Me mbesën fola para 2 orësh, gjendja po përkeqësohet #Ftesënë✋ @bietasulo
Publiée par Top Channel sur Lundi 14 septembre 2020
Top Channel