“Të harruar në Siri, ktheni fëmijët tanë në shtëpi”/ Familjarët në lot, protestojnë para Kryeministrisë (foto)

14/09/2020 17:38

Një protestë po zhvillohet përpara Kryeministrisë nga familjarët e fëmijëve të ngelur në Siri.

Protesta ka filluar në orën 17:00.  Kërkesa e këtyre personave është që të bëhet e mundur riatdhesimi i 60 fëmijëve që mbahen në Kampin Alhol në Siri, prandaj edhe në mënyrë simbolike janë vendosur 60 çanta boshe, por edhe disa pankarta ku në njërën prej tyre shkruhej “ Të harruar në Siri, ktheni fëmijët tanë në Shqipëri”.

Në një intervistë për Top Channel, daja i Eva Dumanit, Gjetan Ndregjoni i ka bërë apel Kryeministrit Edi Rama që t’i ndihmojë në riatdhesimin e këtyre fëmijëve. Me lot në sy ai u shpreh se ka bërë çdo gjë të mundshme që t’i kthejë në Shqipëri, por nuk ia ka dalë dhe rrezikon që mos ta shohë me motrën dhe mbesën e tij. Ai shprehet se komunikimi me mbesën e tij ka qënë para dy orësh.

Familjarëve të këtyre personave i janë bashkuar edhe qytetarë të thjeshtë në protestë.

Top Channel e ka ndjekur edhe më parë këtë çështje, teksa gazetari Muhamed Veliu ka mundur të sigurojë një mesazh të 14-vjeçares Eva Dumani dërguar familjarëve të saj ku theksonte se po i bëjnë gati për t’i transferuar në një kamp tjetër.

Flet i përlotur daja i fëmijëve të mbetur në Siri: Me mbesën fola para 2 orësh, gjendja po përkeqësohet #Ftesënë✋ @bietasulo

Publiée par Top Channel sur Lundi 14 septembre 2020

 

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA