Dashuria e prindërve për fëmijët e tyre është e pakufishme. Si dëshmi për këtë na vjen një histori jo shumë larg nesh, në Itali, ku një baba i dëshpëruar nuk ndalet së kërkuari të bijën që u zhduk më 1 shtator në lumin Adda në Sondrio.
Burri çdo ditë shkon në lumë, zhytet dhe thërret dëshpërimisht me forcë emrin e të bijës së ndjerë Hafsa, e cila ishte vetëm 15 vjeçe.
“Nuk mund të ndalem së kërkuari. Po punoj shumë për ta gjetur dhe shpresoj se është dikush me vullnet të mirë që dëshiron të më ndihmojë. Shumë njerëz kanë punuar për të rikthyer Hafsën time, ata kanë bërë një punë të mirë por nuk e gjetën dot”, shprehet ai.
Autoritetet ndërkaq, e kanë cilësuar vajzën si të zhdukur për më shumë se dhjetë ditë. Tragjedia thuhet se ka ndodhur pasditen e 1 shtatorit dhe që nga ajo ditë kërkimet nuk kanë reshtur për të gjetur të miturën.
Top Channel