Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Malin e Zi shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 30 gushtit, në një kohë kur koalicioni qeverisës në vend është vulosur tashmë.

Në bazë të rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviç ka fituar 30 vende në përbërjen e re të parlamentit, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, 27 deputetë, koalicioni, “Paqja është kombi ynë”- 10 dhe koalicioni “E zeza në të bardhë” katër vende. Nga një vend kanë aritur të sigurojnë: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj – Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.

Tani, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, brenda 15 ditëve, kryetari i parlamentit të vjetër Ivan Brajoviq, thërret seancën e parë të përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi. Presidenti propozon emrin e kryeministrit të ri në një afat prej 30 ditësh nga konstituimi i parlamentit. Zgjedhjet në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht. Për herë të parë pas tri dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviç e humbën shumicën në parlament.

Edhe pse triumfuese dolën partitë e konsideruara si pro-serbe dhe pro-ruse, në parimet e marrëveshjes së tyre u angazhuan për bashkëpunim me aleancën e NATO-s, për të mosvënë në diskutim të njohjes së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA