Për gjashtë muaj kur edhe u paraqiten dy rastet e para me COVID-19, numri i të infektuarve nga ky virus ka shkuar në 14 mijë e 637 raste. 11 mijë e 435 persona u shëruan nga ky virus, ndërsa 596 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Kurse numri i rasteve aktive është 2.606

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në 24 orëshin e fundit, janë shënuar 71 raste të reja me COVID-19 dhe 163 të tjerë janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606”, bëhet e ditur në të dhënat e IKSHPK-së.

Më së shumti raste janë shënuar në komunën e Prishtinës.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA